» Jepet alarmi/ Shtohen tërmetet, ja çfarë ka ndodhur sot…

Jepet alarmi/ Shtohen tërmetet, ja çfarë ka ndodhur sot…

Pas lëkundjeve  të tërmetit të fortë të datës 4 korrik, me epiqendër në Hamallaj të Durrësit lëkundjet vazhdojnë çdo ditë.

Ashtu siç patën paralajmëruar sizmiologët, shtresat e nëntokës ende nuk janë qetësuar, duke regjistruar lëkundje të tjera sizmike.

Plot 6 tërmete me magnitudë të vogël janë regjistruar në rajonin e Durrësit gjatë ditës së enjte, nga 7 të tilla të regjistruara në total nga Instituti i Gjeoshkencave.

Më i fundit është regjistruar në orën 14:38 minuta me magnitudë 2.1, me epiqendër në fshatin Kuraten, me thellësi 20 km.

Më i forti ka qenë 2.3 ballësh i rënë në Fushë Krujë.

Tërmetet e datës 4 korrik shkaktuan panik të madh mes qytetarëve të Durrësit dhe Tiranës, ndërkohë që dëme materiale në disa banesa u regjistruan në rajone të ndryshme të vendit.

Image


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera