» Luan Rama: Kryeministër padinjitet, qesharak dhe…

Luan Rama: Kryeministër padinjitet, qesharak dhe…

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka reaguar ndaj një video që është bërë virale në rrjetet sociale dhe media në të cilën paraqitet Kryeministri Rama në kërkim të dëshpëruar të vëmendjes gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

Luan Rama shkruan se Kryeministri Rama është “i padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!”

Ja postimi i plotë i Luan Ramës

I padinjitet!

Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën.
Eshtë Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s!
I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!
Shikoni videon në vijim dhe jini krenarë për të!


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera