» FOTO/ Gaz Demi me puro, Aqif Rakipi puthet me Braçen, momente pikante nga ndeshja e Partizanit

FOTO/ Gaz Demi me puro, Aqif Rakipi puthet me Braçen, momente pikante nga ndeshja e Partizanit

Ndeshja e Partizanit në stadiumin “Selman Stermasi”, përballë sllovenëve të Mariborit, përveç tifozëve të shumtë, ka sjellë si gjithmonë në stadium dy tifozët e “Demave të kuq”, socialistin Erion Braçe dhe Presidentin e Partizanit, Gaz Demin.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket Demi kur ulet në shkallët e stadiumit, me një puro ndezur.

Ndërsa socialisti Braçe ka zgjedhur ta ndjekë ndeshjen Partizani-Maribor, nën shoqërinë e ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi.

Rakipi dhe Braçja janë puthur me njëri-tjetrin, ndërkohë që një tjetër detaj që bie në sy, është ngjyra që kanë veshur dy politikanët. Nuk është as e kuqe e as mavi, por diçka në mes…./Shqiptarja.com/


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera