» Kaos në Europë, Trump kërcënon të tërhiqet nga NATO

Kaos në Europë, Trump kërcënon të tërhiqet nga NATO

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar aleatët europianë se Amerika do të largohet nga NATO-ja nëse vendet anëtare nuk rritin shpenzimet ushtarake. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët dhe diplomatët e NATO-s, të cilët theksojnë se ka mjaftuar kjo deklaratë që e gjithë salla të shpërthejë në kaos.

Zyrtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), organi më i lartë vendimmarrës i NATO-s, thanë se gjatë fjalimit të tij, Trump paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse aleatët nuk rrisnin së shpejti shpenzimet e ushtarake, duke kapur të papërgatitur liderët e vendeve anëtare.

Trump kërkoi gjithashtu që aleatët të demonstrojnë se si do t’i rritnin shpenzimet dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të “shikonte rrugën e saj” nëse nuk plotësoheshin këto kushte.

Kjo fjali duket se ka “hedhur në erë” selinë e NATO-s pasi dhjetëra zyrtarë dhe gazetarë u mblodhën nëpër tavolina, në përpjekje për të gjetur se çfarë u përpoq të sinjalizonte Presidenti amerikan. Disa zyrtarë, përfshirë edhe Presidentin francez Emmanuel Macron, thanë se Trump nuk kërcënoi haptazi të lërë NATO-n, ndërkohë që disa të tjerë thanë se e interpretuan paralajmërimin e presidentit si një kërcënim për braktisjen e aleancës.

Vetëm pak minuta pas kësaj deklarate, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber, e zhvendosi takimin në sallën emergjence, për të disktuar me anëtarët kryesore çështjen e rritjes së shpenzimeve ushtarake.

Në një konferencë shtypi më vonë, Trump anashkaloi pyetjet që lidheshin me këtë deklaratë. Ai tha se besonte se kishte autoritetin të tërhiqej nga NATO pa aprovimin e Kongresit Amerikan.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera