» Ndiqeni LIVE protestën për Teatrin, qytetarët drejt Presidencës :Mos e dekretoni ligjin!

Ndiqeni LIVE protestën për Teatrin, qytetarët drejt Presidencës :Mos e dekretoni ligjin!

Qytetarë, artistë e aktivistët kundër që qëndrojnë prej javësh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë marshuar këtë të enjte në drejtim të Presidencës, aty ku kanë bërë thirrje në adresë të Ilir Metës.

Qytetarë e artistë kanë kërkuar nga Presidenti Meta që të mos dekretojë ligjin për Teatrin Kombëtar, i cili kaloi javën e kaluar me votat e maxhorancës.

“Ju duhet të mbroni kushtetutën nga kjo diktaturë. Mungon gjykata Kushtetuese zoti President dhe këtu nuk është cështja vetëm tek Teatri, por tek demokracia e Shqipërisë. Dëgjojeni zërin e qytetarëve zoti President dhe mos e dekretoni ligjin për Teatrin.”-tha njëri nga qytetarët.

Protesta nisi disa minuta më parë. Qytetarët mbanin në dorë disa pankarta me mesazhe si “Pa Teatrin nuk ka Evropë”. Protesta nisi në afërsi të Teatrit Kombëtar dhe u zhvendos drejt kryeministrisë, atje ku janë lëshuar thirrje kundër prishjes së godinës së Teatrit. Më tutje protestuesit marshuan pranë Presidencës.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera