» Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu…

Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu…

Tre shqiptarë janë arrestuar në Greqi, një prej të cilëve i arratisur  nga një burg në shtetin Helen, ku vuante dënimin për vrasje.

Siç raportojnë këtë të martë mediat greke, në Boeotia (rajon pranë Athinës) një helikopter i Policisë evidentoi rreth 1.000 fidanë bimë narkotike.

Efektivët rrethuan zonën dhe arritën të arrestonin tre persona, të gjithë me origjinë shqiptare.

Gjatë verifikimeve në Rajon, u zbulua se njëri prej tyre është arratisur nga një burg grek, ku vuante dënimin për vrasje. Raportohet se ai kishte shtetëzuar një leje 5-ditore dhe nuk u kthye më në qeli.

Mediat greke nuk japin detaje rrethe gjeneraliteteve të personave të arrestuar.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera