» Aksident fatal me motorr në Shkodër, 54-vjeçari gjen vdekjen pas përplasjes me vazon e luleve

Aksident fatal me motorr në Shkodër, 54-vjeçari gjen vdekjen pas përplasjes me vazon e luleve

Nje person ka humbur jeten sot ne Shkoder, teksa udhetonte me motorcikletë, ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me nje vazo lulesh. Ai ka humbur jeten menjehere.

Burimet thanë se viktima quhet Ndriçim Bicakani.

Njoftimi i policisë

Me datë 12.07.2018, ora 15:40, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Shkodër – Baçallek, ka ndodhur aksident me motorrçiklete, shtetasi N. B. 54 vjeç banues në lagjen Guerile,Shkodër, duke humbur kontrollin mbi mjetin është përplasur me një vazo lulesh, në anësore të rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera