» Abuzimet me tenderat në burgje, ja sa vite burg u dënua ish-zv. drejtori dhe 3 administratorët

Abuzimet me tenderat në burgje, ja sa vite burg u dënua ish-zv. drejtori dhe 3 administratorët

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për ish-zëvendës drejtorin e burgjeve, Iljaz Labin, duke e lënë tre vite në burg.

Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën, 4 vite për Ylber Kalanë dhe 3 vite për Elidjan Laskaj.

Ata akuzohen për abuzime me tenderët e ushqimeve në burgje. Shtetasit e sipërpërmendur bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderët e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

DOSJA

Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të provojë me fakte konkrete se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936. Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekë të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.

Personi i dyshuar, Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.05.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa”, me administrator shtetasin Nexhmi Balla. Nga veprimet e tij, del qarte dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri ne lidhjen e kontratës.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, gjë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda, për shtetasit, si më poshtë:

Iljaz Labi, me detyrë zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve
Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”
Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti”
Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”
Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”
Vendimet e Gjykatës për Krime të Rënda janë ekzekutuar pasditen e së Hënës (dt.11.07.2016) nga ana e forcave të Policisë së Shtetit

Ndërkohë, në hetim janë edhe disa procedura të tjera prokurimi publik, të zhvilluara në periudhën janar-mars 2016, të përfituara nga i njëjti grup personash.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera