» Futbollistët kroatë e vunë poshtë gjatë festës, shikoni shkrepjet e pabesueshme që realizoi fotoreporteri

Futbollistët kroatë e vunë poshtë gjatë festës, shikoni shkrepjet e pabesueshme që realizoi fotoreporteri

Një moment i bukur dhe shumë i veçantë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pasi kroatët u kualifikuan për në finalen e Botërorit.

Lojtarët nga euforia e gëzimit kanë rrëzuar pa dashje fotografin që po kapte momentet më të bukura nga festimet e çmenduar të tyre. Fotografi e ka gjetur vetën në mes të kroatëve, dhe më afër se mund ta imagjinonte.

Edhe pse në atë pozicion, fotografi vazhdoi punën e tij dhe dhuroi një foto shumë të bukur. Por në fund kroatët e ndihmuan atë, duke e ngritur.

 “Në atë moment po bëja fotot, lojtarët ishin shumë pranë. Ndërkohë që unë po ndërroja lentet e aparatit fotografik. Ata filluan të shtyheshin me njëri-tjetrin dhe po afroheshin gjithnjë e më shumë. Unë rashë në tokë, por nuk e hoqa nga dora aparatin dhe vazhdova të bëj foto, edhe kur ata ishin aty me mua. Në fund më pyetën nëse isha mirë,”- tregon Juri Cortez.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera