» EMRAT/ Marijuanë mes domateve në Itali, në pranga 2 shqiptarë. Iu zbulohet dhe hilja tek sahati i dritave (Foto)

EMRAT/ Marijuanë mes domateve në Itali, në pranga 2 shqiptarë. Iu zbulohet dhe hilja tek sahati i dritave (Foto)

Dy shqiptarë dhe dy rumunë, mes tyre një grua janë arrestuar nga policia italiane e cila ka gjetur marijuanë në vendin ku banonin.

Agjentët e Skuadrës së Lëvizshme të Ragusës dhe të Komisariateve Vittoria e Niscemi, më mbështetjen e njësisë së qenve të kuesturës së Catanias gjatë një kontrolli në një ferme në serat me domate kanë zbuluar bimë marijuane.

ANDI SINA
SINA-Andi-

Ferma e drejtuar nga Andi Sina, 36 vjeç, pa dokumente në Itali ishte e përbërë nga tre sera dhe një shtëpi fshati. Policia ka kapur në flagrancë përveç 36-vjeçarit edhe 3 persona të tjerë, Maria Alina Lupu, 37 vjeçe, Alexandru Enachi, 18 vjeç, me kombësi rumune si dhe Enio Toska, 18 vjeç, shqiptar.

ENIO TOSKA
TOSKA-Enio

Kur mbërriti policia, të arrestuarit ishin të zënë duke punuar brenda një prej serrave, kryesisht të kultivuara me domate. Gjatë kontrollit të kryer brenda vendit, falë nuhatjes së qenve të policisë, midis rreshtave të domates që fshihnin pamjen, janë zbuluar disa bimë marijuane me lartësi të ndryshme ndërmjet 180 dhe 230 cm.

MARIA ALINA LUPU
LUPU-Maria-Alina-

Po kështu u krye kontroll edhe në shtëpitë e të dyshuarve, ku u gjetën dy doza me celofan të mbyllur me nxehtësi që përmbanin kokainë rreth 10 gram.

ALEXANDRU ENACHI
ENACHI-Alexandru-18-

Kokaina u gjet e fshehur në një këllëf të aparatit fotografik të fshehur në një dollap në dhomën e gjumit.

kanabis

Po kështu u gjetën 22 fishekë dhe dy peshore elektronike. Të gjithë këtyre shtoji edhe një magnet mbi matësin e energjisë elektrike që garantonte një kursim të 97.3% të energjisë totale të konsumuar.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera