» Presidenti Meta përshëndet ftesën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Meta përshëndet ftesën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Samiti i NATO-s në Bruksel përforcoi lidhjen përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i shtetit përshëndeti ftesën për anëtarësim të Maqedonisë Veriore.

“Samiti i #NATO në Bruksel përforcoi lidhjen jetike transatlantike përmes vendimeve edhe më angazhuese për të gjithë. Përshëndes ftesën për anëtarësim drejtuar Republikës së ardhshme të #Maqedonisë Veriore, katalizator për më shumë siguri dhe stabilitet në #Ballkanin Perëndimor”, shkruan Meta.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera