» U shkarkua nga Rama, por ja sa lekë fitoi ish-drejtori i Hipotekës në Gjykatë

U shkarkua nga Rama, por ja sa lekë fitoi ish-drejtori i Hipotekës në Gjykatë

Ish-kryetari i Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, por

është shpërblyer me 10 milionë lekë të vjetra nga Gjykata e Apelit.

Kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideroi largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj.

Shkarkimi nga Rama i ish-kreut të Hipotekës u pasua edhe nga dorëheqja e Terovës, i cili paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim.

Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash si dhe një dëm prej 400 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera