» Del video: Rama shkon i flet Trump, por Presidenti i SHBA-ve…

Del video: Rama shkon i flet Trump, por Presidenti i SHBA-ve…

Kryeministri Edi Rama, vijon të jetë i pranishëm në Samitin dyditor të NATO-s, në Bruksel, ku marrin pjesë edhe shumë liderë botërorë. E këtë rast, sigurisht që kreu i Qeverisë Shqiptare nuk mund ta linte t’i ikte kot… Ai ka qënë mjaft aktiv së fundmi duke postuar në rrejtet sociale foto dhe video me liderë të rëndësishëm. Mes këtyre personazheve, ai është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Në ditën e dytë të takimit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, Rama pasi postoi një foto me Trump në Facebook, ka postuar një tjetër video në Instagram ku shihet teksa bisedon me Presidentin e SHBA-ve dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.

Siç duket nga pamjet, kryeministri shqiptar i ka shkuar pranë ndenjëses Trump-it dhe nis t’i flasë. Ky i fundit – mbase edhe nga karakteri i tij – qëndron mjaft i ftohtë, duke mos i kthyer as kokën.

Megjithatë nuk dihet se çfarë ata kanë biseduar dhe cili ka qënë qëndrimi i Trump, për shkak se edhe video-ja e postuar nga Kryeministri Rama është pa audio.

Kujtojmë se Rama doli hapur kundër Donald Trump, në kohën që ky kandidonte për President të SHBA-ve./360grade.al/


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera