» Takimi i Ramës me Trump, qytetarët i komentojnë: Thuaji të mos mbyllë Lotarinë, të ikim nga Shqipëria

Takimi i Ramës me Trump, qytetarët i komentojnë: Thuaji të mos mbyllë Lotarinë, të ikim nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, vijon të jetë i pranishëm në Samitin dyditor të NATO-s, në Bruksel, ku është takuar me shumë liderë botërorë. Mes këtyre personazheve, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Në ditën e dytë të takimit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin të shtrëngojë dorën me presidentin amerikan Donald Trump.

Lajmin e bën të ditur vetë Rama që publikoi në rrjetet sociale me mbishkrimin “PHOTO OF THE DAY”.

Megjithatë ndjekësit e kryeministrit në Facebook duken jo entuziast për këtë shtrëngim duarsh.

“Halli” më i madh i tyre është që presidenti amerikan të mos mbyll Lotarinë Amerikane, si e vetmja shpresë për t’u larguar nga Shqipëria.

“Çfarē tē tha Trump? Mos të pyeti se ku i ke blerē atletet se për tjetēr s’ka çfarē tē të pyesë”, shkruan nje tjeter.

“Aajde foto ajde ja hodhem fukarallekut tani na mori te keqen.,” komenton nje tjeter qytetar.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera