» VIDEO/ Njeriu me thonjtë më të gjatë në botë, i pret pas…. 66 vitesh

VIDEO/ Njeriu me thonjtë më të gjatë në botë, i pret pas…. 66 vitesh

Burri me thonjtë më të gjatë në botë, ka vendosur që t’i presë ata pas 66 vitesh.

Shridhar Chillal nga India mban Rekordin Botëror të Guinness për thonjtë më të gjatë të regjistruar ndonjëherë në një dorë, të gjatë 909.6 cm.

Shridhar Chillal i ka dërguar thonjtë që shkojnë sa gjatësia e një autobusi në një muze në Neë York.

82-vjeçari  i rriti thonjtë në dorën e majtë që kur ishte 16 vjeç.

Pavarësisht se prindërit e tij kundërshtuan vendimin e të birit, ai tha se ishte në gjendje të punonte me njërën dorë, duke u bërë kështu fotograf që bënte foto vetëm me dorën e djathtë, thonjtë e së cilës i priste vazhdimisht.

Chillal ka thënë se thonjtë e tij ishin kaq të brishtë sa që duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos i thyejnë ata gjatë gjumit: “Nuk mund të lëvizja shumë, kështu që çdo gjysmë ore zgjohesha dhe lëvizja dorën në anën tjetër shtratin.”


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera