» VIDEO: Këndoi këngën e Era Istrefit, 17 vjeçarja nga Irani dënohet me 80 rrahje me kamxhik dhe 4 vjet burg

VIDEO: Këndoi këngën e Era Istrefit, 17 vjeçarja nga Irani dënohet me 80 rrahje me kamxhik dhe 4 vjet burg

Një vajzë e re nga Irani është dënuar me 80 rrahje me kamxhik dhe 4 vjet burg nën akuzën se ka kënduar dhe ka kërcyer këngën e këngëtares shqiptare Era Istrefi.

Ngjarja ka indinjuar gazetaren e njohur Arbana Xharra e cila teksa shpërndan videon, shkruan:

Kjo vajze 17 vjecare nga Irani, eshte denuar me 80 rrahje me kamxhik dhe 4 vjet burg, vetem pse ka kenduar dhe vallezuar me kengen e Era Istrefit.

Sipas qeverise se Iranit, kjo vajze ka shkelur rregullat e Islamit dhe ligjin e sheriatit. Per ju qe nuk e dini deri ne vitin 1979 ne Iran grate nuk kane qene te mbuluara, nje popull perparimtar me shume te shkolluar ne Angli dhe SHBA.

Shapour Bakhtiar ishte kryeministri i fundit sekular i Iranit. Ne vitin 1979 radikalet islamist e kane marre pushtetin duke detyruar grate te mbulohen me ferexhe te cilat sot jetojne nen terror.

Kush priton me lexu ju preferoj me pa filmin; Septembers of Shiraz(2015) ku luan nje nga aktoret me te mire, Adrien Brody, per te pa sesi ne 79-ten arriti krahu radikal ta marre pushtetin dhe se cka din me te ba islamistat kur te marrin pushtet!”, nënvizon Xharra. (TemA)


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera