» Kërpaçi: Raporti i Shërbimeve Italiane të AntiDrogës tregon arsyen e vërtetë pse Bashkimi Europian nuk i hapi Shqipërisë negociatat për anëtarësim!

Kërpaçi: Raporti i Shërbimeve Italiane të AntiDrogës tregon arsyen e vërtetë pse Bashkimi Europian nuk i hapi Shqipërisë negociatat për anëtarësim!

Nga Floida Kërpaçi

Raporti i Shërbimeve Italiane të AntiDrogës tregon arsyen e vërtetë pse Bashkimi Europian nuk i hapi Shqipërisë negociatat për anëtarësim!

Kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në vendin që transporton sasitë më të mëdha të kanabisit dhe drogave të forta me destinacion Italinë dhe Evropën!

E faktuar kjo dhe nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar ‘Raportin Vjetor’ në lidhje me vitin 2017.

Kryeministri është kryetrafikanti që drejton dhe orienton secilën nga këto operacione kriminale që po dëmtojnë jetën e të ardhmen e qytetarëve tanë, për të cilën prokuroria duhet të reagojë dhe ta thërrasi atë përpara drejtësisë.

Kryeministri ka instaluar modelin e drogës, të qënit trafikant, të paligjshmërisë.
I ka mbushur shkollat e vendit me shperndares droge, ku alternativa nuk eshte me dija po eshte droga dhe te larguarit nga vendi.
Po vjedh pronen publike qe te pasuroje miqte e tij nderkohe qe per shqiptaret ka vetem varferi, pamundesi, depresion.

Çdo moment që kalon me Edi Ramën, Shqipëria thellohet në vetshkatërrim.
Çdo moment qe kalon mbyllen vende pune, semuren njerez, merren vendime ne interes te oligarkeve ,ne kurriz te rinise e te ardhmes se vendit.

Rruga e vetme për qytetarët mbetet marrja e frerëve për të dekapituar sistemin e drogës dhe krimit, per te shpetuar te ardhmes e femijeve, te rinise dhe ndertimin e nje sistemi ku ligji eshte 1 per te gjithe, krimi eshte ne burg e jo ne qeveri, ku i pari eshte qytetari e jo trafikanti!

Përballja me cdo mjet e forme, e vetmja rrugë.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera