» Paloka-Ramës: Me paratë e drogës blen ambasadorët, por jo Perëndimin

Paloka-Ramës: Me paratë e drogës blen ambasadorët, por jo Perëndimin

”Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”,-thekson Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali.

Pas këtij raporti, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk mund të mashtrojë dot të gjithë Perëndimin, pavarësisht se në Tiranë arrinë të blejë heshtjen e ambasadorëve me paratë e drogës.

Deputeti i PD-së thekson se ”forca e krimit” është në majat e saj, ndërkohë që Rama përpiqet të pastrojë imazhin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e nxjerrë në foto me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Paloka thotë se ”kllounit të krimit”, po ja numerojnë ditët dhe orët.

Postimi i Edi Palokës:

“Forca e krimit” në majat e saj.

Ndërkohë që kllouni kryeministër fut koken e tij dhe të Xhafajt nëpër foto me personalitete të botës demokratike në Bruksel, Shqipëria vazhdon të renditet e para në listat e zeza të krimit. Jo me larg se dje, “Zëri i Amerikës” bënte publik raportin vjetor të Antidrogës Italiane ku Shqipëria rezulton vendi i origjinës për marijuanën që ka pushtuar Italinë dhe Evropën. 90 ton të kapura në Itali vetëm për vitin 2017. “Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut”,-thotë raporti sipas VOA.

2 mijë shqiptarë janë arrestuar në Itali vetëm gjatë vitit 2017 për trafik droge. Po nuk mjaftohet me kaq, sipas raportit “grupet kriminale shqiptare të lidhura me Ndragheten, kanë rol kyç në trafikimin e kokainës…” Po raporti i Antidrogës Italiane i jep përgjigje dhe propagandës shterpe të “Rilindjes” që është përpjekur si në çdo gjë tjetër, të paraqesë një tjetër realitet duke deklaruar se gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë e njëjta situatë.

Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara të trafikimit të drogës, janë më të lartat në dekadën e fundit, ndërkohë që vlera më e ulet shënohet në 2011 me 49 raste”. Ky është imazhi që Edvin Rama i ofron Evropës për Shqipërinë, ndërkohë që merr ministrin e Brendshëm me vëllain kryetrafikant në burg në Itali, për ta nxjerre në foto me Merkel që t’ju a servirë shqiptarëve si kredenciale për qeverinë e tij.

Po tashmë boja i ka dalë me kohë dhe paratë e drogës, mund të blejnë heshtje ambasadorësh por nuk mund të shërbejnë për të mashtruar gjithë perëndimin. Kllounit të krimit po ja numerojnë ditët dhe orët…


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera