» KPK rikonfrimon prokurorin Kostaq Beluri: Dosjen e pushuar “Thanza” ta vlerësojë…

KPK rikonfrimon prokurorin Kostaq Beluri: Dosjen e pushuar “Thanza” ta vlerësojë…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirmimin ne detyre te Kostaq Belurit, me nje karrierë të gjatë në Prokurori. Trupa gjykuese drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi, e cila ka dhene vendimin per rikonfirmimin e tij ne detyre paraditen e sotme.

Kostaq Beluri
Kostaq Beluri

Nderkohe, KPK vendosi transferimin e ceshtjes qe mund te perbejne shkelje ligjore, prane organit kompetent.

c51eec2a-18ad-4496-83ef-9dac9d8a547d

Beluri, dy ditë më parë ishte në seancë dëgjimore ku kaloi kriterin e pasurisë, por mbeti te aftësitë profesionale. Problem për prokurorin Beluri ishte pushimi i hetimeve për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili ishte nën hetim për korrupsion pasi ishte filmuar duke shkëmbyer para me gruan e një personi në kërkim në vitin 2016.

Sipas gjetjeve të KPK-së, prokurori Kostaq Beluri nuk ka ndërmarrë hapa ligjorë që të thellonin hetimin, por ka vendosur ta pushojë atë.

KPK, në seancën dëgjimore vlerësoi se prokurori Beluri ka injoruar administrimin si provë të një videoje që mund t’i shërbente hetimit dhe nuk ka autorizuar përgjime të mëtejshme.

Sot, kete ceshtje, KPK vendosi tja transferoje Prokurorise per vleresim.

Seanca e perballjes 

Per Belurin jane kryer hetime per te trija kriteret, pasurine aftesite profesionale dhe integritetin e figures. Relatorja Bekteshi tha: ILDKPKI e ka nxjerre pa probleme me pasurine.

Sipas KPK prokurori ka apartament banimi 142 m katrore te ndare ne dy banesa. Prokurori zoteron vetem 63 metra katrore, te cilen e ka blere per 1 mln leke. Ai ka llogari rrjedhese 700 mije leke kursime nga paga, depozite bankare pa afat 30 mije leke me kursime nga paga.

Lidhur me aftesite profesionale KPK thote se subjekti Kostaq Beluri ka patur nje ceshtjen e gjyqtarit te Gjykates se Larte, Admir Thanzes ne vitin 2016.

ec4d32a9-768a-434a-bfff-8b0843cb268a

Fillimist prokuroria e Shkodres kishte nen hetim shtetasin Sh.B. ish regjistrues i Shkodres i cili ishte jashte vendit. Nderkohe bashkeshortja e Sh.B. takonte persona te ligjit dhe krijoi dyshime se po ushtronte ndikim te paligjshem per bashkeshortin e saj. Ajo u vu nen hetim per kete veper penale. Gjate kohes qe gruaja e regjistruesit ishte nen hetim ka dale qe ajo ka takuar Admir Thanzen. Ajo eshte pergjuar ne takimin me Admir Thanzen dhe aty ka nisur edhe hetimi per gjyqtarin Thanza mbi dyshimet per korrupsion pasiv dhe dosja kaloi ne duart e Kostaq Belurit qe e pushoi ceshtjen. Sipas KPK Kostaq Beluri ska bere veprime hetimore te thelluara per komunikimet telefonike mes Thanzes dhe gruas se regjistruesit.

***

Beluri punon aktualisht si prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, i njohur ndryshe si sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007.

be25d77d-4e63-40b0-a39f-2e7e3d3a38ff

Më pas, Beluri është rikthyer sërish në organin e akuzës si zv.drejtor i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe prej vitit 2014 ushtron detyrën në Prokurorinë e Përgjithshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Kosta Beluri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Beluri zotëronte pasuri familjare në vlerën e 1.3 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Beluri kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.

Beluri zotëron një apartament banimi 70 m2 me vlerë 1.1 milionë lekë dhe 1/5 e një apartamenti të përfituar nga familja përmes privatizimeve-pasuri këto të deklaruara prej vitit 2003. Ai zotëron gjithashtu 2.9 milionë lekë llogari bankare dhe 1.2 milionë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të prokurorit Beluri kapin vlerën e 33.8 milionë lekëve për vitet 2003-2017. Ato përbëhen në 97 për qind nga të ardhurat e pagës së tij dhe të bashkëshortes, 2.4 për qind nga interesat bankare dhe 0.3 për qind nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 vite të deklaruara të zotit Beluri dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003 

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005 

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008 

Deklarata e pasurisë për vitin 2009 

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013 

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015 

Deklarata e pasurisë për vitin 2016 

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera