» EMRI/ Pas 21 muajsh burg, shqiptari fiton betejën në Itali. Si e provoi pafajësinë, merr edhe 150 mijë euro

EMRI/ Pas 21 muajsh burg, shqiptari fiton betejën në Itali. Si e provoi pafajësinë, merr edhe 150 mijë euro

Shqiptari që kaloi 21 muaj në burg, pas arrestimit së bashku me katër shqiptarë të tjerë, që transportonin me blloqe mermeri një ngarkesë prej 670 kg marijuanë rezulton i pafajshëm.

Jo vetëm kaq, por tashmë Italia do ta dëmshpërbleje më 150 mijë euro për burgim të padrejtë. Bëhet fjalë për historinë e shqiptarit 46-vjecar, Arjan Llanaj, i cili është bërë personazh në median italiane.

Akuza kishte kërkuar për shqiptarin dënimin me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 120.000 eurosh, por ai e ka fituar betejën me drejtësinë. Tashmë, sipas mediave italiane, ai është i lirë, madje është kthyer në Shqipëri, ku ka rifilluar punën si shofer.

Aventura e tij e keqe nisi kur ai u kap teksa transportonte me kamion një bllok mermeri 2,85 metra të lartë.

Brenda bllokut, pas ndërhyrjes së policisë u gjet e maskuar sasia prej 670 kg marijuanë. Shqipëri që nga fillimi pohoi se nuk kishte asnjë dijeni se cfarë mbante blloku i mermerit që transportonte. Sipas tij, ngarkesa e destinuar për në Genova, u “devijua” formalisht për në Romë. Ai tregoi se mori një telefonatë në rrugë e sipër, ku e udhëzonin që duhet të shkarkonte në Ferentino.

Mbrojtja u mbështet gjatë procesit gjyqësor në telefonatat e bëra të shoferit me pajtimtarin, pasi dy të parët kishin hequr dorë.

Nga përgjimet u dokumentuan pjesë bisedash të organizatorëve të trafikut për shoferin. Ai cilësohej si “ai i herës tjetër” dhe jo si “miku ynë”.


360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera