» Sot PROTESTE, në ora 18.30, e qytetarëve për Teatrin Kombëtar

Sot PROTESTE, në ora 18.30, e qytetarëve për Teatrin Kombëtar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë dhe me mijëra qytetarë nuk janë tërhequr nga kauza e tyre, madje shprehen edhe më të vendosur për të vijuar betejën për mbrojtjen e godinës. Ata kanë lajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste këtë të enjte.

Sot në orën 18:30, qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë për t’i bërë thirrje edhe njëherë kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga ky plan.

Sot nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend dhe ndaj qytetarët do protestojnë poshtë dritares së kryeministrit Rama, i cili vjen i gëzuar nga jashtë shtetit pas fotos shtrënguese me presidenten e Kroacisë.

Më pas, protestuesit do të drejtohen për te Presidenca, ku do i kërkojnë Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin anti-teatër.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera