» Foto/ “Xhemre” martohet në fshehtësi dhe është nusja më moderne që na kanë zënë sytë 

Foto/ “Xhemre” martohet në fshehtësi dhe është nusja më moderne që na kanë zënë sytë 

Aktorja e njohur turke Oyky Karayel ka vënë në lojë të gjithë fansat dhe mediat turke. Këngëtarja bëri publike lajmin se do të kurorëzonte dashurinë me këngëtarin turk Can Bonomo në një dasmë private me 14 Korrik. Mirëpo ka gënjyer! Dasma është sot dhe po mbahet pikërisht këtë mbrëmje.

Madje është thyer nga të ftuarit edhe rregulli i vendosur nga aktorja turke, sipas së cilit dasma është private dhe nuk lejohet të shpërndahen foto dhe video në rrjetet sociale.

Revista turke”Enn Magazine” ka arritur të sigurojë disa foto ku Oyky shfaqet e veshur me të bardha, momente përpara se të mbërrij në altar. Ajo ka zgjedhur një fustan modern, teksa flokët i mban të kapura me një vello pas saj.

Gjithashtu është bërë publike edhe një video gjatë ceremonisë që po mbahet buzë detit në Çesmeç, ku Oyky dhe Can shpallen zyrtarisht burrë dhe grua.

Oyky Karayel dhe Can Bonomo do të martoheshin më 24 Qershor por çifti shtyu ceremoninë e dasmës për shkak të zgjedhjeve që u mbajtën në Turqi.

360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera