» Evropa në alarm! Sa e sigurt është të hamë perime të ngrira?

Evropa në alarm! Sa e sigurt është të hamë perime të ngrira?

Konsumimi i perimeve të ngrira ka ngritur alarmin në disa prej organizatave më të rëndësishme të shëndetit në Evropë.

Një infeksion bakterial është bërë shkas që në të gjithë Evropën të përhapet listeroza, e cila është e lidhur me konsumin e perimeve të ngrira që nuk janë gatuar mjaftueshëm.

Lajmet mbi infeksionin bakterial kanë bërë që shumë të pyesin nëse janë të sigurta apo jo perimet e ngrira!

Organizatat shëndetësore kanë deklaruar se perimet e ngrira, duke përfshirë misrat e ngrirë, mund të konsumohen nëse merren masa korrekte parandaluese.

Por cilat janë simptomat e listerozës?

Në shumë raste, njerëzit e ekspozuar ndaj listeriozës mund të mos përjetojnë aspak simptoma, shpjegon Dr. Grant  për “Independent”.

“Shumica e njerëzve përjetojnë simptoma të lehta siç janë vjellja dhe diarreja, të cilat zakonisht kalojnë brenda disa ditëve pa nevojën për trajtim”, tha ajo.

“Infeksioni më i rëndë mund të zhvillohet tek ata me sistem imunitar të dobët ose në grupe të cenueshme, duke përfshirë bebet, të moshuarit apo gratë shtatzëna”.

Simptoma të tjera të lehta mund të përfshijnë një temperaturë të lartë prej 38 gradë C ose më shumë, me të dridhura ose dhimbje.

A mund të parandalohet?

Sigurisht, nëse kujdeseni që të zieni mirë perimet dhe të mbani higjienën e nevojshme të tyre.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera