» Vendim i qeverisë: Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt do të përfitojnë librat shkollorë falas

Vendim i qeverisë: Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt do të përfitojnë librat shkollorë falas

Lajm i mirë për të gjithë prindërit e nxënësve të shkollës fillore!

Nxënësit e fillores nga klasa e parë në klasë të katërt, do të përfitojnë librat falas. Qeveria ka vendosur të lehtësojnë barrën financiare  të familjeve që kanë fëmijët në fillore duke mbuluar me buxhetin e ministrisë së Arsimit botimet shkollore falas.

 

Sipas vendimit të qeverisë, çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për Arsimin.

Vendimi do të hyj në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera