» Policia e Shkodrës zbarkon në plazhin e Velipojës për shezlonget që zënë hapësirave publike (Video)

Policia e Shkodrës zbarkon në plazhin e Velipojës për shezlonget që zënë hapësirave publike (Video)

Policia e Shkodrës ka zbarkuar në plazhin e Velipojës duke ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht nga persona të ndryshëm me shezlonge.

Aksioni është paralajmëruar nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi, dhe kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Mbi 150 forca policie të përbërë nga grupi i FNSH, Shqiponja dhe shërbime të tjera të Komisariatit të policisë vendore në orët e vona kanë mbërritur në Velipojë, duke nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike.

 

Janë përdorur mbi 12 kamionë për të ngarkuar shezlonget.

Policia, me në krye drejtorin Vehbi Bushati, ka mbërritur në të gjitha ato pika që kishin zënë hapësirat në mënyrë të paligjshme. Janë rreth 1 mijë shezlonge që janë sekuestruar nga forcat e policisë në disa parcela të ndryshme në plazhin e Velipojës.

Me disa prej pronarëve forcat e policisë kanë debatuar, por më pas ka vijuar normalisht puna dhe policia ka mundësuar lirimin e hapësirave publike të zëna forcërisht.

Tashmë duhet pritur nëse këto hapësira do të jenë të lirshme për pushuesit apo të zihen sërish. Kjo është hera e parë që të gjitha institucionet bashkërendojnë punën për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës duke qenë se situata ka qenë e njëjtë edhe më përpara por askush nuk ka ndërhyrë.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera