» Kroatët po bëjnë historinë, fotografitë magjike të mbrëmjes së djeshme

Kroatët po bëjnë historinë, fotografitë magjike të mbrëmjes së djeshme

Kroacia siguroi biletën për në finalen e Kampionatit Botëror për herë të parë në historinë e tyre.Kroacia ka mposhtur Anglinë me rezultatin 2-1 pas një nate të gjatë për të dyja skuadrat.

Kroacia ishte duke humbur me rezultatin 1-0 që nga minuta e 5’ pas një goli të bukur nga Kieran Trippier. Kroacia tentoi vazhdimisht për ta ndryshuar rezultatin dhe atë e arriti me anë të Ivan Perisicit i cili barazoi gjithçka në minutën e 68’.Pasi rezultati ishte i barabartë, skuadrat shkuan në vazhdime, ku Kroacia doli fitimtare pas golit të Mario Mandzukicit në minutën e 109’, gol ky që i dërgoi kroatët në finale ku do të përballen me Francën.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotografitë që u realizuan në mesin e lojtarëve kroat duke festuar fitoren historike për ta

 



360grade.al


KM-ja superstar! Vazhdon shkëlqimi i rremë i varakut…

Të tjera