» “The Sun” artikull për Dhërmiun: Vend i bukur dhe pa shpenzime

“The Sun” artikull për Dhërmiun: Vend i bukur dhe pa shpenzime

Ju mund të kurseni paratë duke shkëmbyer një festë në plazhet greke, për një në Shqipëri ose të shkoni në liqenin e Bled të Sllovenisë në vend që të shkoni në liqenin e Komos në Itali.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta prestigjoze The Sun e cila sugjeron bregdetin shqiptar të Dhërmiut nëse do të kalosh bukur dhe me pak shpenzime.

“Bregdeti i jonian shqiptar fiks përtej atij të ishullit grek të Korfuzit, madje mund ta shikoni Shqipërinë përtej bregut të ishullit. Plazhet e Shqipërisë janë po aq paqësore dhe piktoreske,”-shkruan gazeta.

Në artikull përmenden edhe çmimet e lira në vend tonë. Një avantazh është fakti se Shqipëria është më i lirë sesa fqinji shumë i dashur por i tejmbushur me turistë.

“Një kriko në Shqipëri kushton 58 peni krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend,”-citohet në atikull.

Gazeta shton se një dhomë në shtator me mëngjesin e përfshirë në Dhërmi kushton vetëm 35 paund një natë.

Ndërsa destinacionet e tjera që The Sun sugjeron janë liqeni Bled në Slloveni, në vend të liqenit Komo në Itali, ishullin grek Naxos në vend të Santorinit, Triestes në vend të Venecias dhe qytetin e lashtë bullgar Plovdiv në vend të qytetit të lashtë në Athinë.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera