» Drogë, armë dhe baste të paligjshme, kapet 31-vjeçari në Kavajë (Emri)

Drogë, armë dhe baste të paligjshme, kapet 31-vjeçari në Kavajë (Emri)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Basti i Fundit”.

Arrestohet pronari i një pike llotoje për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”. Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, kompjuterë lojërash fati, aparate celular, mjet, një sasi lekësh dhe dollar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i Fundit”, arrestuan në flagrancë shtetasin: – Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë (pronar i një pike lotoje).

Shërbimet e Policisë Kavajë, ishin në ndjekje të këtij shtetasi, pasi dispononin informacion se ky shtetas në pikën e tij të llotos ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në pikën e llotos së këtij shtetasi u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit Kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :- 4 kompjuterë lojërash fati: – 21 doza lënde narkotike e dyshuar Kokainë: – 45 fishekë model 56: – 15 fishekë model “Parabelium”: – 9 fishekë model 54: – një sasi në lekë dhe dollarë: – peshore elektronike: – 6 aparate celularë: – mjeti tip “Ford”

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 197, 283 dhe 278 të Kodit Penal.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera