» Detaje shokuese/ Si mashtrohen të rinjtë dhe kthehen në skllevër të seksit dhe drogës në klubet e spanjës

Detaje shokuese/ Si mashtrohen të rinjtë dhe kthehen në skllevër të seksit dhe drogës në klubet e spanjës

Në çdo sezon turistik të verës mijëra të rinj britanikë shkojnë në Magaluf, ishull spanjoll, për të provuar atë që quhet përvoja “e fundit” e verës, si një shans për të punuar në destinacionin më të çmendur të pushimeve në Evropë.

Janë reklamat online, të cilat rekrutojnë të rinjtë, ku deklarojnë paga marramëndëse për punonjësit me 100 euro në ditë, por në të vërtetë nuk ndodh kështu.

Edhe pse u duket vendi i duhur, të rinjtë shohin aty ferrin me sy. Kush shkon aty përfundon si “trofi seksi”, në vendin turistik ku droga dhe pijet alkoolike janë sheshit.

Përpara se ta njohin këtë vend shumë të rinj naivë dorëzojnë pasaportat e tyre dhe shndërrohen në skllevër modernë, pa pasur mundësi të ikin.

Problemi është bërë vërtet shqetësues sa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar paralajmërime të ashpra për britanikët e rinj se ata mund të përballen me burg nëse punojnë si striptistë në këto bare.

Prestigjozja britanike “The Sun”  ka kontaktuar me shumë prej atyre që punojnë në vendin turistik dhe ata tregojnë dëshmitë e frikshme se si mashtrohen:

“Punëtorët përfundojnë në burg pasi kanë marrë drogë.

Pasaportat konfiskohen nga pronarët.

Vajzat e reja janë nën presion për të fjetur me bosët.

Punëdhënësit “inkurajojnë” abuzimin e drogës në punë.

Punëtorët ndajnë shtratin me dhjetëra të tjerë”, janë këto disa nga detajet që rrëfejnë të rinjtë.

Dëshmitë e frikshme të tyre flasin për mashtrime nga kompanitë e rekrutimit, dhe disa nga to kishin deklaruar se paga është 100 euro dita dhe e kanë gjetur veten duke punuar për 4 euro në orë.

Përshtati: Newsbomb.al.

kh-muzzed-face.jpg

AD-PIC-Muzz1.jpg

NINTCHDBPICT000403485280-e1531146685754.jpg


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera