» “3.4 mln eurot në Toyota”, Krimet e Rënda lënë në burg katër të ndaluarit

“3.4 mln eurot në Toyota”, Krimet e Rënda lënë në burg katër të ndaluarit

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën arrest me burg për 4 të arrestuarit lidhur me sasinë monetare prej 3.4 milion euro të sekuestruara në Portin e Durrësit.

Katër të akuzuarit janë Edi Lika, administrator i kompanisë që solli makinat nga Belgjika për llogari të shtetasit Alfred Vladi, djali i tij Klevis Lika, shoferi i trailerit tip Bizark Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi.

Seanca për rikonfirmimin e masës së sigurisë u mbajt me dyer të mbyllura. Avokatët kërkuan praninë e medias në seancë, por Gjykatësja pranoi kërkesën e prokurorisë për të mos qenë prezente.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri. Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera