» 2 javë të bllokuar në shpellë/ Ja roli që luajti gjatë shpëtimit 14-vjeçari që dinte 5 gjuhë të huaja

2 javë të bllokuar në shpellë/ Ja roli që luajti gjatë shpëtimit 14-vjeçari që dinte 5 gjuhë të huaja

Njëri prej djemve i cili u shpëtua në mënyrë dramatike nga shpella në Tajlandë së bashku me shokët e tij të skuadrës së futbollit këtë javë, është cilësuar si hero për rolin e tij kyç në operacion.

Djali i lindur në Mianmar shërbeu si komunikator ndërmjetës me zhytësit britanikë. 14-vjeçari Adul Samo-0n i cili dinte mirë anglisht, arriti të fliste me grupin e djemve dhe trajnerin si dhe me ekipin e shpëtimit të cilët ishin bllokuar në shpellë për më shumë se 2 javë.

Operacioni i shpëtimit mori fund ditën e djeshme kur dolën edhe 4 djemtë e fundit dhe trajneri i tyre nga shpella.

Aftësitë e mira në anglisht të Adul ishin impresive sepse ai vjen nga një vend ku më pak se 1/3 e flasin atë gjuhë.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera