» “Toyota-t” me 3.4 mln Euro/ Nis me debate seanca te Krimet e Rënda

“Toyota-t” me 3.4 mln Euro/ Nis me debate seanca te Krimet e Rënda

Ashtu si ishte percaktuar ka nisur kete paradite seanca për masën e sigurisë për të pandehurit e arrestuar lidhur me sasinë monetare prej rreth 3.4 mln euro, të sekuestruara në portin e Durrësit. Seanca zhvillohet te Gjykata e Krimeve të Rënda.

Prokurori ka kerkuar qe seanca te jete me dyer te mbyllura per ruajtje te hetimeve, nderkohe qe per avokatin nuk ka arsye pse mediat te dalin jashte.

 

 

toyota-1

Hetimet shtrihen jashtë vendit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letër-porosi në 3 shtete, lidhur me të arrestuarit për gjetjen e rreth 3.4 milionë eurove në dy makina Toyota Yaris.

Letër-porosi mësohet se është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër personave që mbahen nën “arrest me burg” për këtë çështje.

Para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit, që futeshin për herë të parë në Shqipëri.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

Në seancën e fundit, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera