» Më mirë vonë , sesa kurrë!

Më mirë vonë , sesa kurrë!

Nga Nora Malaj

Ka ardhur koha që pozita të dëgjoj opozitën , që të bëj punë të mira! E mbani mendet të gjithë debatin e madh që u bë në komisionin e edukimit për projektligjin që propozoj opozita për tekstet falas nga klasa e parë deri në të nëntën ???!!! Nga pala e pozitës në Janar i votua kundra 9 vota , me 7 që ishte opozita pro. Atëhere , në muajin Janar , u propozua po nga ana jonë që nëse nuk ka fonde, të bëhej me dy pjesë dhënia e librave falas , për sistemin parauniversitar.As kjo nuk u pranua. Dhe për turpin e dhimbjen e të gjithëve në muajin shkurt në Parlamenti , pozita e votoj kundra ketë projektligjit të propozuar nga opozita. Nuk kanë kaluar as gjashtë muaj dhe sot pozita me një vendim
te Keshillit të Ministrave miraton propozimin e opozitës për testet falas për klasën e parë deri në të katër! Ky është një lajm i mirë , jo vetëm për të gjithë shqiptarët , pasi vogëlushët sivjet do të shkojnë në shkollë me tekstet që do t’ua jap shkolla dhe prindërit do ta kenë më të lehtë për të përballuar barrën financiare , në fillimin e vitit shkollor, por njëkohësisht, po ky është një lajm i mirë edhe për opozitën, pasi më në fund pozita kuptoj ,se duhet dëgjuar opozita kur flet, jo vetëm për nisma konkrete, po dhe kur ajo bënë oponencë, në mënyrë që Shqiperia të mos jetë më vend ku droga dhe lëndët narkotike po e listojnë atë në krye të vendeve problematike kultivuese dhe shpërndarëse në Rajonë e më gjerë, po të investohet më shumę për dijen, arsimin e kulturën dhe për tia thyer vendit sigurinë e garancinë që merito. Gjithsesi ,vogëlushët sivjet do të kenë libra falas! Ky është një lajmë i mirë për të gjithë!Pozita reflektoj dhe pranoj propozimin tonë ! Më mirë vonë sesa kurrë!

Fotografia e Nora Malaj
Fotografia e Nora Malaj
Fotografia e Nora Malaj

360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera