» 19 persona e përdhunuan për 7 muaj 15 vjecaren, arrestohet edhe drejtori i shkollës

19 persona e përdhunuan për 7 muaj 15 vjecaren, arrestohet edhe drejtori i shkollës

Projekt konkluzionet e Samitit të NATO-s parashikojnë që Maqedonia sot merr ftesë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Aleancë dhe anëtarësimin e plotë pas përfundimit të të gjitha procedurave të brendshme, gjegjësisht implementimin e plotë të Marrëveshjes për Çështjen e Emrit ndërmjet Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë.

‘Në vitin 2008 vendosëm se NATO do t’i ndajë ftesë IRJM-së për inkuadrim në Aleancë sapo të gjendet zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët për emrin në suaza të OKB-së.

E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin. Në pajtim me politikën tonë vendosëm ta ftojmë Qeverinë e Shkupit t’i fillojë negociatat me Aleancën.

Implementimi i tërësishëm i të gjitha procedurave të parapara të brendshme lidhur me Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin është kusht për përfundimin e procesit inkuadrues’, citohet në Projekt konkluzionet.

Në konkluzionet e Samitit përshëndetet edhe Marrëveshja me Bullgarinë.

‘I përshëndesim përpjekjet e Qeverisë në vitin e fundit dhe progresin e konsiderueshëm që është arritur për prioritetet e caktuara urgjente reformuese dhe inkurajojmë reforma shtesë që të përforcohet kontributi ndaj Aleancës’.

NATO i përshëndet edhe përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe bënë thirrje në përpjekje shtesë në këtë drejtim, gjithashtu përshëndet edhe kontributin e Maqedonisë në misionet për sigurinë ndërkombëtare./INA


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera