» 19 persona e përdhunuan për 7 muaj 15 vjecaren, arrestohet edhe drejtori i shkollës

19 persona e përdhunuan për 7 muaj 15 vjecaren, arrestohet edhe drejtori i shkollës

Shtatë persona janë arrestuar nga policiai pasi një 15-vjeçare thuhet se është përdhunuar vazhdimisht nga 19 persona. Vajza ka denoncuar se është përdhunuar nga tre të rritur dhe 16 të mitur për një periudhë kohore mbi gjashtë muaj.

Adoleshentja raportohet se është përdhunuar nga një grup prej tre deri në katër djem fillimisht. Kur të tjerët mësuan për përdhunimin e kërcënuan se do ta përhapnin lajmin dhe më pas e përdhunuan. Ngjarja ka ndodhur në Indi.

Anuj Kumar, nën-inspektor i stacionit të policisë Ekma në shtetin lindor Bihar tha CNN se viktima paraqiti një ankesë më 16 korrik. Policia ka arrestuar drejtorin e shkollës, dy mësues dhe katër djem të vegjël.

“Ne po hetojmë rastin,”-tha Vijay Kumar Verma, zëvendës-inspektori i përgjithshëm në Saran. “Po presim urdhërin e gjykatës për të arrestuar djemtë e tjerë.”

“Të dyshuarit e mohojnë përfshirjen në incident,”-tha Kumar për CNN. “Ata thonë se janë të pafajshëm dhe nuk e kanë bërë këtë gjë.”


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera