» Shpella e Tajlandës do të kthehet në muze, gati filmat për historinë

Shpella e Tajlandës do të kthehet në muze, gati filmat për historinë

Kompleksi i shpellave në Tajlandë veriore, ku 12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit ishin bllokuar për më shumë se dy javë, do të shndërrohet në një muze.

Zyrtarët e shpëtimit thanë se muzeu do të tregojë se si operacioni i shpëtimit filloi, duke shtuar se do të ishte një atraksion turistik i madh për Tajlandën.

Të paktën dy kompani po kërkojnë të bëjnë një film që tregon historinë e shpëtimit.

Ekipi i futbollit ndodhet në spital nën kujdesin mjeksor.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse qëndruan në shpellë që nga 23 qershori.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera