» 90′ minuta luftë mbaruan, gjysmëfinalja shkon në shtesë

90′ minuta luftë mbaruan, gjysmëfinalja shkon në shtesë

Në “Luzhniki Stadium” po luhet mbrëmjen e sotme gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Një gjysmëfinale emocionuese dhe e denjë për këtë Botëror, por që finalisti ende nuk është përcaktuar, pasi 90 minutat përfundojnë në barazim 1-1.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal 1-0 të anglezëve. Që në minutën e pestë zhbllokohet rezultati. Tripier ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi dhe kalon Anglinë në avantazh.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të Perisic barazon shifrat në 1-1 dhe deri në fund rezultati nuk ndryshon më, kështu që ky takim shkon në kohën shtesë.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera