» Skandali/ Topografi u ndryshon pozicionet e objekteve, vëllezërit në konflikt prej vitesh

Skandali/ Topografi u ndryshon pozicionet e objekteve, vëllezërit në konflikt prej vitesh

Një tjetër qytetare tregoi në emisionin “Stop” problemet që ka hasur me legalizimin e banesës. Etleva Fero ndërtoi shtëpinë në vitin 1993,  aplikoi për legalizim në vitin 2005, por leja i doli në vitin 2017 dhe si të mos mjaftonte kjo rezultoi me një ngatërresë. Ndaj dhe nuk mund të pajiset me certifikatën e pronësisë nga ZVRPP Pogradec.

Hartografi Alban Turshinka tha se pasuria e Reshat Feros është vendosur në atë të vëllait të tij, duke ndërruar pozicionin. “Kam hapur të gjithë dokumentacionin për të parë sesi është realizuar pjesa e regjistrimit të tokës dhe rezulton që pozicionet janë të ndërruara”, tregoi ai.

Por objekti i vendosur gabimisht në pronën e të vëllait nuk mund të korrigjohet pasi është kolateral dhe nën sekuestro në bankë.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop” nëse gabimi ka qenë i topografit, hartografi Turshinka u shpreh se nuk e di, por theksoi se nuk mund të ndërhyhet në kartelën e kësaj pasurie.

Nga ana tjetër, drejtori i ALUIZNI-t Korçë, Klajdi Ternova fajësoi topografin privat që ka bërë planin e rilevimit asokohe, i cili ka ndryshuar pozicionin dhe vendodhjen e objekteve të vëllezërve Fero.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua zyrës së këtij topografi privat, të quajtur Nexhmi Ademaj.

Nexhmi Ademaj – Më le një fotokopje, më formulo dhe pyetjet mua!

Gazetarja – Si mund të zhbëhet ky gabim i bërë nga ana juaj, se i ka kushtuar Hipotekën sot zotërisë?

Nexhmi Ademaj – Me korrigjim gabimi, s’ka gjë. Hipoteka bën korrigjimin e gabimit. Ky me të vëllezërit, a ça ka.

Gazetarja – Nuk mund të bëhet korrigjimi i gabimit sepse është banka në këtë mes, prandaj nuk bëhet korrigjimi.

Nexhmi Ademaj – Në është banka, le të bëjë shlyerjen dhe të bëjë korrigjimin pastaj. Faleminderit… nuk kam, unë jam privat tani.

Ndërsa Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëpërmjet një përgjigje zyrtare, tha se nga ZVRPP Pogradec duhet të administrohet gjithë dokumentacioni teknik ligjor që disponojnë palët dhe të vijohet me korrigjimet e duhura.

Pra dy vëllezërit duhet të paraqesin nga një akt noterial që kjo ngatërresë të mund të gjejë zgjidhje dhe ata të pajtohen me njëri-tjetrin./tvklan.al


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera