» Meta në San Marino: Me shumë kënaqësi dhe interes të veçantë vizitova Institutin e Inovacionit

Meta në San Marino: Me shumë kënaqësi dhe interes të veçantë vizitova Institutin e Inovacionit

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në San Marino, ka vizituar Institutin e Inovacionit, ku çdo vit përgatiten me mijëra të rinj për të ardhmen e tyre në këtë fushë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook.

Ja çfarë shkruan Meta:

Me shumë kënaqësi dhe interes të veçantë vizitova Institutin e Inovacionit në San Marino, një qendër e rëndësishme e start-up në përgatitjen e të rinjve dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë. Një mundësi e shkëlqyer për të nxitur bashkëpunimin tonë dypalësh, veçanërisht në dobi të të rinjve të talentuar shqiptarë dhe institucioneve tona të kësaj fushe.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera