» Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Të gjithë duhet të marrin pjesë në njohjen e Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Të gjithë duhet të marrin pjesë në njohjen e Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se askush nuk mund ta udhëheqë vetëm procesin e negociatave me Serbinë dhe se askush nuk do të jetë në gjendje ta bllokojë këtë proces.

 

Gjatë një vizite në Ferizaj, të mërkurën, Thaçi tha se është koha që të gjithë udhëheqësit politikë në Kosovë, të cilët janë të interesuar që t’i kontribuojnë konsolidimit të vendit, të marrin përgjegjësinë për këtë proces të rëndësishëm, shkruan rel.

“Qëllimi ynë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Jemi të vendosur për marrëveshjen përfundimtare të paqes dhe pajtimit, pas së cilës do të ketë njohje reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një arritje historike për Kosovën, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Që kjo njohje të ndodhë, duhet të kontribuojmë të gjithë”, tha Thaçi.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të pakënaqësive të opozitës në Kosovë që Thaçi të udhëheqë fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera