» Legjenda e Realit: Në kohën time, Messi do të kishte përfunduar disa herë në spital

Legjenda e Realit: Në kohën time, Messi do të kishte përfunduar disa herë në spital

Nga dita e martë është bërë gjithçka zyrtare: Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juventus. Mes komenteve të shumta pozitive në lidhje me operacionin që ka dërguar portugezin në Itali, është një që shkon kundër rrymës dhe është ai i Amancio Amaro.

Legjenda e Real Madrid në vitet ’60 – ’70, ish-futbollisti e ka komentuar në këtë mënyrë kalimin e CR7 te bardhezinjtë: “Presidenti Florentino Perez është treguar bujar me Cristiano-n, mund të kishte kërkuar më shumë për transferimin e tij. Por Cristiano do të pendohet që ka lënë Real për Juventus”.

Ish-lojtari i Real ka folur edhe Leo Messi-n: “Për shkak të stilit të tij dhe të finteve, në kohën time do të kishte shkuar më shumë se një herë në sallën e operacionit”.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera