» “Më kapi prapanicën dhe pjesët intime”, vajza tregon ç’ndodhi brenda avionit në fluturim

“Më kapi prapanicën dhe pjesët intime”, vajza tregon ç’ndodhi brenda avionit në fluturim

Anne Dowling është një vajzë e cila në korrik të vitit 2016 zgjodhi të fluturonte në biznes klas me United Airlines nga Hong Kongu në San Francisko.

Ajo ka vendosur sëfundmi të padisë kompaninë e linjës ajrore, pasi siç thotë, u zgjua duke gjetur një burrë teksa masturbohej në batanije dhe që e kishte prekur.

Anne thotë se u ankua për këtë fakt tek personeli i kompanisë, por ata me mospërfillje i kërkuan të ulej në vendin e saj dhe të vijonte udhëtimin.

Gjatë udhëtimit Anne thotë se u gjet pranë pasagjerit Monte Wedl, i cili punonte si pilot i FedEx në atë kohë.

Më vonë Dowling thotë se ajo u zgjua duke gjetur dorën e Wedl në pjesën e prapme të këmbës.

E reja tha se e shtyu dorën dhe vijoi të flinte, por u zgjua për herë të dytë duke ndjerë dorën e Wedl duke i fërkuar kofshën dhe duke kapur prapanicën.

Gruaja pretendon se i ka kërkuar burrit të hiqte dorën, por ai ka vijuar ta prekë sërish pranë pjesëve intime, duke u masturbuar.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera