» “Nuk është vetëm godina”, regjisori Çipi flet për Teatrin: Kjo luftë bëhet dhe për…

“Nuk është vetëm godina”, regjisori Çipi flet për Teatrin: Kjo luftë bëhet dhe për…

Artistët kanë vijuar dhe sot protestën tek Teatri duke kundërshtuar ligjin për Teatrin. Sot në këtë protestë është rikthyer dhe  regjisori Kastriot Çipi.

Çipi gjatë fjalës së tij tha se ai ka një ëndërr që ta shikojë Teatrin në një  fonacion ku të gjithë ata që ndjekin artin të kenë mundësi që të marrin vendime për të.

Më tej ai tha se nuk është vetëm lufta për godinën që po bëhet sot, por është një luftë për artin dhe kulturën.

Deklarata e Kastriot Çipit

Ne kemi teatro që funksionojnë si kombëtare po japin shfaqje vetëm në Tiranë. Teatri është kthyer pothuajse inekzistent. Kjo gjë ka filluar në fillim që nga kinematë. Kjo situatë është dhe me bibliotekat, kemi pasur në Tiranë në çdo lagje bibliotekë, brezi i im e kujton kohën kur lexonin me zell të madh. Ka një strategji për të zhdukur kulturën në këtë vend. Kjo është një strategji shumë e mirë dhe shumë e strukturuar. Sot artistët nuk kanë të drejtë fjalë në kulturë dhe buxhetet kanë ardhur duke u ulur.

Unë mendoj se artistët që e kanë nisur këtë beteje, dhe mund ta çojnë në fund me përkrahjen tuaj. Nuk mund të mbyllet kjo betejë vetëm me ndërtesën, duhen zgjidhur të gjitha problemet. Arti dhe kultura duhet të jetë në fokus dhe duhet të ketë një buxhet dinjitoz.

Buxheti i artit dhe të kulturës duhet të katërfishohet, po na shemben kishat

Unë kam një ëndërr për Teatrin kombëtar, që të shndërrohet në një fondacion sipas modelit që po na vjen nga Italia. Unë dua një fondacion ku qytetarët që e ndjekin të kenë mundësi të marrim vendime për të.

Këto ditë kam pasur mesazhe nga shumë qytetarë, shumë më kanë quajtur hero, unë nuk jam hero dhe nuk mund të jem i tillë. Unë them se  nuk duhen heronj në këtë vend, por vendi ka arritur në fazën e kërkimit të heronjve. Asnjë individ nuk duhet të marrë vendime personale për jetët tona.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera