» VENDIMI/ Tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën

VENDIMI/ Tekste shkollore falas për nxënësit nga klasa e parë në të katërtën

Që sot nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt do t’u jepen tekstet shkollore në përdorim falas. Ky është vendimi i marrë sot nga Qeveria në mbledhjen e saj të sotme, ku thuhet se çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për Arsimin. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Institucionet arsimore si dhe njësitë arsimore vendore ngarkohen që brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt.

Në vendim thuhet se blerja e teksteve shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në klasën e katërt, në emër të prindërve ose përfaqësuesve ligjorë, për llogari të nxënësve, realizohet nga institucioni arsimor, për llogari të njësisë arsimore vendore.

Likuidimi i faturës tatimore ndaj subjekteve, shtëpive botuese, realizohet nga njësia arsimore vendore, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, në llogarinë bankare të shitësit.

Mënyra e shpërndarjes dhe e administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, parashikohen në shumën prej 270 000 000 lekësh. Këto fonde janë parashikuar në buxhetin e miratuar për vitin 2018.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera