» “Ndryshim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë”, Berisha: Ju bëj thirrje të ngrihemi me urgjencë…

“Ndryshim kufijsh midis Greqisë dhe Shqipërisë”, Berisha: Ju bëj thirrje të ngrihemi me urgjencë…

Pas reagimit të mediave mediat greke të cilat raportuan se Hahan deklaroi se do ketë ndryshim kufijsh me finalizimin e marrëveshjes Shqipëri-Greqi, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një postim në Facebook, referuar këtyre zhvillimeve.

Ai shkruan se “Komisioneri Hahn heq petet e lakrorit te tradhetise kombetare te Jorgo Zografit te dyte!”, duke shtuar se Hahn gjatë Konferencën  së djeshme “Përtej Berlinit”, ndër të  tjera ka deklaruar: “Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Berisha shprehet se “ kjo deklarate e nje personaliteti te larte politik te Brukselit deshmon edhe nje here se Jorgo Zografi i dyte me Ditziun e tij kane vendosur coptimin e ri, i dyti qe nga viti 2013 te trojeve shqiptare, per te ruajtur me çdo çmim karrigen dhe pushtetin e tyre te bazuar ne nje akt tradhetie te larte kombetare te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar”.

“Sot me shume se kurre une u bej thirrje shqiptarve te ngrihemi dhe te flakim me urgjence nga pushteti Jorgo Zografin e dyte dhe kliken e tij tradhetare! Sb”, ka përfunduar ai.

Ndërkohë pak orë më parë, lidhur me shkrimin e mediave greke për deklaratën e Hahn, ka reaguar zëdhënësi i Johannes Hahn, I cili ka sqaruar se zyrtari i BE-së nuk sugjeroi një ndryshim kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë në deklaratat e bëra në një konferencë më parë gjatë ditës.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga media greke “Kathimerini”.

36914118_1052193484941558_4977040314859520000_n

Postimi i plotë:

Komisioneri Hahn heq petet e lakrorit te tradhetise kombetare te Jorgo Zografit te dyte!

Ne Çhatham House ai flet per ristrukturim kufijsh midis Shqiperise dhe Greqise!

Te dashur miq, Komisioneri Hahn duke folur dje ne Londer ne Konferencen “Pertej Berlinit” organizuar ne Instituti Mbreteror i Marredhenieve Nderkombetare, “Chatham House”, nder te tjera ka deklaruar: “Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Pra edhe nje burim tjeter krejt i pavarur informon se negociatat e Jorgo Zografit te dyte me patronet e tij te rinj, qe e mbajne peng me dosjen Balili, jane per ristrukturime, pra ndryshime te kufijve ekzistues çka verteton edhe njehere deklaraten e ministrit te mbrojtjes te Republikes Helenike, Kamenos, se me marreveshjen e re me Shqiperine do te zmadhohet atdheu yne i dashur, Greqia!

Te dashur miq, kjo deklarate e nje personaliteti te larte politik te Brukselit deshmon edhe nje here se Jorgo Zografi i dyte me Ditziun e tij kane vendosur coptimin e ri, i dyti qe nga viti 2013 te trojeve shqiptare, per te ruajtur me çdo çmim karrigen dhe pushtetin e tyre te bazuar ne nje akt tradhetie te larte kombetare te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar.

Sot me shume se kurre une u bej thirrje shqiptarve te ngrihemi dhe te flakim me urgjence nga pushteti Jorgo Zografin e dyte dhe kliken e tij tradhetare! sb


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera