» Flet “bashkëshortja” e Kevin Spacey në film: ”Jam e tronditur! Nuk kam folur me të që kur shpërtheu skandali”

Flet “bashkëshortja” e Kevin Spacey në film: ”Jam e tronditur! Nuk kam folur me të që kur shpërtheu skandali”

Në ekranin e vogël është Zonja e Parë e  Presidentit të SHBA të cilin e luan Kevin Spacey, por në jetën private ajo betohet që e ka njohur pak.

Aktorja Robin Wright, që luan rolin e Claire Underwood në ‘House of Cards’, ka thyer heshtjen për Kevin Spacey.

Pas skandalit për ngacmime seksuale, aktori është përjashtuar nga seritë televizive dhe partnerja në film flet për herë të parë në një intervistë për Nbc: ‘Kemi mbetur të befasuar dhe të tronditur’.

Ish-bashkëshortja e Sean Penn shpjegon që raportet e saj me Spacey ishin limituar në set dhe kështu ata vetëm punonin bashkë: ’Jemi njohur vetëm në ekranin e vogël, nuk e njoh personalisht, nuk di as se si ta kontaktoj’. Wright precizon edhe që nuk ka folur më me të që kur ka shpërthyer skandali.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera