» Jul Deda: Do ta spostoj Ermal Mamaqin në Tv Klan!

Jul Deda: Do ta spostoj Ermal Mamaqin në Tv Klan!

Është bërë tashmë i ditur lajmi se spektakli i humorit “Apartamenti 2XL” do të zhvendoset në televizionin Klan, këtë e ka pohuar sërish edhe aktori Julian Deda në emisionin Rreze Dielli në Report Tv. Aktori është shprehur gjithashtu se do të jetë një strukturë e re dhe se programi kishte nevojë për riformatim, por oferta nga Tv Klan gjithashtu ishte shumë e mirë dhe nuk mund të refuzohej. Aktori ka pohuar gjithashtu se të gjithë si staf kanë kaluar shumë mirë në televizionin Vizion Plus.

“Ishte një ofertë nga ana e Tv Klan për tu spostuar atje dhe ne menduam se kishte nevojë për një rifreskim të punës tonë. Jo për shkak se ishim mërzitur në Vizion nuk kemi pasur asnjë problem, asnjë lloj gjëje. Përkundrazi kemi punuar shumë rehat. Kemi kaluar shumë mirë në Vizion Plus, por edhe spektakli kishte nevojë për riformatim. Spostimi ka ardhur si rezultat i një dëshire për të riformatuar veten dhe sepse kemi marrë një ofertë shumë të mirë, që nuk e refuzonim dot.. Nuk do të quhet më Apartamenti 2xl. Do të jetë një strukturë e re, flitet të quhet “Duplex”, por ende se kemi vendosur. Dita e transmetimit është dita e shtunë 20:00 me 22:00. Mamaqi aty është në Klan, por do të spostohet”, tha Deda.


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera