» Çfarë dëshirojnë në shtrat beqarët dhe të martuarit?

Çfarë dëshirojnë në shtrat beqarët dhe të martuarit?

Beqarët në një lidhje të reja kujdesen edhe për imtësitë më të vogla kur bëjnë seks, sepse nuk dinë se çfarë i pret, prandaj janë shumë të kujdesshëm. Të martuarit në një anketë kanë thënë që seksi më i këndshëm është ai pas një zënke. Ata, kanë theksuar që mund t’i ndryshonin gjërat me ndonjë fjalë të pistë apo me shqyerje të rrobave pas grindjes me partneren.

Cili është ndryshimi mes dëshirave seksuale të një mashkulli beqar e një të martuari?!Nëse nuk e dini, edhe pse shpesh e keni marrë me mend, zbulojini më poshtë identitetet e tyre seksuale.

Merrni kontrollin në shtrat

Beqari: Mësojeni, kështu ai do të kuptojë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Flisni dhe tregoni atë që keni në mendje. Është fillimi, ndaj ai duhet gjithmonë ta dijë atë që ju do të kërkoni më pas.

I martuari: Një surprizë është më shumë sesa “seksi”. Zgjidhni një fantazi tuajën të vjetër , të cilën atij nuk ia keni treguar asnjëherë dhe zbulojeni së bashku.

Veshja që josh

Beqari: Këmisha ose bluza e pambukut që ai përdor për punë. Visheni në mëngjes në vend të këmishës tuaj elegante dhe ai do të marrë me vete aromën tuaj.

I martuari: Diçka më sensuale sesa një bluzë e zakonshme, fatkeqësisht e bërë edhe me njolla nga punët e përditshme dhe ushqimi i fëmijëve.

Ajo që e çmend

Beqari: Vëmendje ndaj detajeve. Kur sapo keni nisur një lidhje, këshilla jonë është të jeni të vëmendshme mbi pikat e tij të dobëta. Fundi i shpinës është qendra e “fortë” nervore.

I martuari: në një lidhje të gjatë si e juaja, ata preferojnë seksin pas një zënke. Por sigurisht pasionin që të fal kjo marrëdhënie e shpejtë shpesh do ta dëshironin edhe pa dramën dhe zënkën e mëparshme.

Seksi oral, ja çfarë kërkon

Beqari: Sa më shumë! Të dhënat tregojnë se femrat janë “të kursyera” në këtë pikë. Ndaj nëse jeni në fillimet e këtij raporti me një mashkull mos i kurseni eksperiencat e tilla.

I martuari: Ata kërkojnë që seksi oral të jetë i njëjtë me atë të kohës kur sapo ishit lidhur dhe pasioni nuk dukej se mbaronte. Kujtohuni, kujtohuni…ai do ta pëlqejë.

Kur vendi bën diferencën

Beqari: Në zyrën tuaj ose në një vend që ai nuk e njeh. Atij do t’i duket emocionuese dhe e guximshme nga ana juaj.

I martuari: Kudo tjetër përveç shtëpisë tuaj, në të cilën paguani faturat, përgatisni mëngjesin e drekën dhe vendosni për rrobat që do të lani e më pas të hekurosni.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera