» Emigracioni, ja sa milonë euro u sollën në katër muaj nga diaspora

Emigracioni, ja sa milonë euro u sollën në katër muaj nga diaspora

Në katër muajt e parë të këtij viti, rritja e remitancave është për 13.4 milionë euro më e madhe se vitin e kaluar. Rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin 2016, po ashtu është më e madhe.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro.

“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Zëdhënësi BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se remitancat në tremujorin e parë të vitin 2018 shënuan rritje krahasuar me vitin paraprak.

“Gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, vlera e parave të dërguara nga mërgimtarët arrin në vlerë prej 234.7 milionë euro. Kjo shumë paraqet një rritje prej 13.4 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë kur dërgesat kishin arritur vlerën e 221.3 milionë eurove”, tha Ahmeti.

Ai tregon se Gjermania është shteti nga ku shqiptarët dërgojnë më së shumti para.

“Shtetet kryesore prej nga vijnë këto dërgesa janë kryesisht ato shtete ku është e koncentruar diaspora e jonë dhe ku prinë Gjermania e përcjellë nga Zvicra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austria, Italia, Franca, Suedia, Britania, Belgjika, etj.”, tha zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti.

Dërgesat e diasporës, sipas kanaleve të dërgimit, më së shumti dërgohen nga agjencitë për transferim të parave.

Përveç remitencave që dërgohen vazhdimisht në Kosovë, shuma të mëdha të mjeteve financiare emigrantët nga Kosova shpenzojnë edhe kur vijnë për pushime, sidomos gjatë stinës së verës.

 


360grade.al


Vdekja, ky udhëtim pa kthim…

Të tjera