» Bie besimi në ekonomi, BSH: Bizneset dhe individët presin përkeqësim të situatës

Bie besimi në ekonomi, BSH: Bizneset dhe individët presin përkeqësim të situatës

Pas tre muajve me tregues pozitiv besimi në ekonominë shqiptare ka pësuar rënie. Si bizneset po ashtu edhe indivitët kanë pritshmëri negative për gjendjen e tyre financiare në muajt në vijim. Treguesit kryesor që janë përkeqësuar janë të ardhurat që parashikohen të ulen ndërsa shpenzimet të rriten.

Besimi i bizneseve por edhe i individëve për pjesën e mbetur të vitit janë përkeqësuar ndjeshëm. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin mbi treguesin e ndjesisë ekonomike e cila ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Treguesi i besimit në sektorin e industrisë me 3.7 pikë përqindje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti situatë që reflektoi përkeqësimin e të tre balancave formuese prodhimit, kontratave porositëse, dhe gjendjes financiare.

Sektori i ndërtimit parashikon vështirësi financiare për muajt e ardhshëm e ndikuar nga kontratat porositëse dhe gjendja e të ardhurave. Shqetësues mbetet edhe fakti i rënies së besimit në sektorin e shërbimeve i cili gjatë muajve të verës ka ecurinë më pozitive i ndikuar nga sezoni turistik. Kjo situatë në këtë sektor është ndikuar nga gjendja financiare, pritjet për kërkesën dhe punësimin në tremujorin e ardhshëm. Po ashtu sipas raportit të BSH edhe sektori i tregtisë ka pritshmëri pesimistë për muajt e ardhsëm të vitit e ndikuar nga ecuria e punësimit në tremujorin e ardhshëm dhe ecuria e biznesit.

Ndërkohë që edhe qytetarët nuk kanë pritshmëri për më shumë të ardhura në familjen e tyre treguesi i besimit konsumator vazhdoi të bjerë në tremujorin e dytë duke prekur nivelin nën mesataren historike. Ky rezultat erdhi si pasojë e përkeqësimit të situatës financiare të pritur në familjes ose balanca midis të ardhurave dhe shpenzimeve, mundësitë për blerjet e elktroshtëpiakeve si dhe situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend.


360grade.al


Basha, pas Kuvendit, gati për zgjedhje të parakohshme?

Të tjera